Athinë, policia shpërndan me forcë qindra të rinj që pinin rrugëve dhe mbyll sheshet

Athinë, policia shpërndan me forcë qindra të…

Autoritetet greke janë të shqetësuara nga një prirje e grupeve të mëdha të të rinjve që mblidhen në sheshe me alkool përpara, marrë nga baret dhe kafenetë që ofrojnë shërbime , derisa një shesh në Agia Paraskevi, në veri të Athinës, e mbylli pa afat pas dy netësh festa që kulmuan në përleshje me policinë .

Mes frikës se grumbullime si këto mund të shkaktojnë një rritje të infeksioneve Covid-19, Zëvendës Ministri i Mbrojtjes Civile Nikos Hardalias tha të mërkurën se policia do të mbyllë sheshin Agiou Janoou të Agia Paraskevi çdo ditë nga ora21:00 në darkë deri në 6 të mëngjesit.

Vendimi erdhi pasi rreth 400 të rinj u mblodhën në shesh të hënën dhe të martën mbrëma, duke shkelur një ligj që nuk lejon grumbullimin e më shumë se 10 personave.

Policia  e ndërhyrjes së shpejtë u hodhi gaz lotsjellës pasi turmat e të rinjve refuzuan të shpërndaheshin.

Të martën në darkë, policia arrestoi gjashtë pronarë kafeneje në Attica, Larissa dhe Lamia për shitje të alkoolit për konsum në rrugë në kundërshtim me ligjet e distancimit sociale.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit