Atmosferë elektrizuese në Athinë: Shqiptarët festojnë 28 Nëntorin me këngë e valle

Atmosferë elektrizuese në Athinë: Shqiptarët festojnë 28…

Festat kombëtare të 28-29 Nëntorit janë ndjerë fuqishëm kudo ku ka shqiptarë, dhe këtë vit, një atmosferë e veçantë ka mbushur edhe rrugët e Athinës. Në kryeqytetin grek, një numër i madh shqiptarësh janë mbledhur për të festuar Ditën e Pavarësisë me këngë patriotike, flamuj kuqezi dhe valle tradicionale.

Në videon e mbërritur në redaksinë e JOQ Albania, shihet një grup i madh bashkatdhetarësh që vallëzojnë në mes të rrugës, duke mbajtur flamurin shqiptar lart e duke krijuar një atmosferë festive që i ngjan një sheshi të hapur shqiptar në zemër të Athinës. Nuk munguan as flakadanët, të cilët një prej valltarëve i mbante si “shami”, duke e kthyer festën në një spektakël me ngjyra dhe energji.

Pavarësisht temperaturave të ulëta, bashkatdhetarët tanë nuk e kursyen gëzimin. Ata kërcyen nën ritmet e këngës “Valle Kosovare”, hitit të të ndjerit Shpat Kasapi, i cili ndërroi jetë para pak ditësh në moshën 40-vjeçare. Emocioni ishte i dyfishtë: një festë kombëtare e bashkuar me kujtimin e artistit që ka lënë gjurmë në zemrat e shqiptarëve.

Pamjet tregojnë qartë se edhe larg atdheut, shqiptarët dinë t’i festojnë datat e shenjta me krenari, dashuri dhe unitet. Atmosfera në Athinë këtë 28 Nëntor ishte jo vetëm festive, por edhe prekëse, duke dëshmuar se zemra shqiptare rreh fort kudo në botë.

<iframe width=”315″ height=”576″ src=”https://www.youtube.com/embed/-Bo-YC9ElZs” title=”Atmosferë elektrizuese në Athinë: Shqiptarët festojnë 28 Nëntorin me këngë e valle” frameborder=”0″ allow=”accelerometer; autoplay; clipboard-write; encrypted-media; gyroscope; picture-in-picture; web-share” referrerpolicy=”strict-origin-when-cross-origin” allowfullscreen></iframe>

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit