Aty ishte edhe Graniti! Fifi puth në buzë Arbana Osmanin

Aty ishte edhe Graniti! Fifi puth në…

Gjatë mbrëmjes së kaluar “TopMedia” festoi 20 vjetorin dhe të pranishëm në këtë festë ishin edhe ish-banorët e “Big Brother VIP”. Në këtë festë u pa se çdo hatërmbetje që kanë pasur me njëri-tjetrin, ish-banorët i kishin lënë anash, ndërsa Fifi e Graniti, të cilët brenda shtëpisë së BBV kanë pasur një marrëdhënie shumë të afërt, gjatë festës nuk i kursyen përqafimet.

Mirëpo Fifi nuk është ndalur vetëm duke përqafuar Granitin, pasi për një moment i dhuroi një puthje në buzë edhe Arbana Osmanit. Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që Fifi puth vajzat, pasi edhe në BBV, ka puthur në buzë Semin, Ariolën dhe Beatrix, ndërsa nuk la pa puthur edhe Arbanën.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit