"Audi A5" del nga rruga dhe përfundon në kanal, plagosen 4 adoleshentë

“Audi A5” del nga rruga dhe përfundon…

Një aksident rrugor ka ndodhur sot në aksin e autostradës Thumanë-Milot në afërsi të Fushë Mamurrasit. Një automjet pasi ka humbur kontrollin, ka dalë nga rruga, është përmbysur dhe ka rënë në kanalin me uje.

3 pasagjerët dhe shoferi, të gjithë adoleshentë të moshave 17, 18 dhe 19 vjeç, që po udhëtonin kanë dalë menjëherë nga mjeti, dhe më pas janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore.

Sipas policisë, ngjarja është shënuar rreth orës 11:30 minuta të kësaj të enjte. “Rreth orës 11:30, në aksin rrugor “Lezhë-Tiranë”, shtetasi G. D., 19 vjeç, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit tip “Audi A5” dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Nga aksidenti janë dëmtuar lehtë 3 pasagjerët në automjetin që drejtonte ky shtetas, njëri prej tyre 18 vjeç dhe 2 të tjerët 17 vjeç, të cilët po marrim mjekim në spitalin e Kurbinit“, njoftoi policia. Grupi hetimor po punon në vendngjarje, për të zbardhur rrethanat e aksidentit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit