“Audi Q7” përplas “Fordin” në Qafë-Thanë/ Plagosen 5 persona, mes tyre dy fëmijë

“Audi Q7” përplas “Fordin” në Qafë-Thanë/ Plagosen…

Një aksident me disa të plagosur ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Pogradec-Qafë Thanë. 

Policia njofton se drejtuesi i një Audi Q7 ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga duke përplasur një tjetër mjet. 

Si pasojë e përplasjes është dëmtuar pasagjeri në Audin Q7 dhe drejtuesi e pasagjerët e makinës tjetër. 

“Më datë 25.02.2023, rreth orës 18:20, në aksin rrugor Pogradec-Qafë Thanë, në afërsi të fshatit Piskupat, Pogradec, shtetasi E. D., duke drejtuar automjetin tip “Audi Q7”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit, ka dalë nga rruga dhe më pas ka përplasur automjetin tip “Ford”, me drejtues shtetasin A. M., 36 vjeç, banues në fshatin Vashtëmi, Maliq.

Për pasojë, janë dëmtuar drejtuesi A. M. dhe pasagjerët (bashkëshortja dhe dy fëmijët e shtetasit A. M) të automjetit tip “Ford”, si dhe shtetasi T. K., 36 vjeç, pasagjer në automjetin tip “Audi Q7”, të cilët aktualisht ndodhen në spitalin e Pogradecit, jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.

Ndërkohë grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit