Audiopërgjimi i publikuar pas zgjedhjeve, flet Artan Lame: Nuk mund tu thoja që ndërtimet pa leje nuk do të legalizohen, do bëheshin 'mish për top' për opozitën

Audiopërgjimi i publikuar pas zgjedhjeve, flet Artan…

Kreu i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës Artan Lame u shpreh sot mbi audiopërgjimin e publikuar pas zgjedhjeve të 2017 duke thënë se nuk mund tu thoshte njerëzve që ndërtimet pa leje nuk do legalizoheshin pasi një përgjigjie negative për ta do i shkaktonte humbje elektorale për Partinë socialiste pasi do të kalonin me opozitën.

Ai foli mbi strategjitë para zgjedhjeve duke thënë se njerëzit duhen majtur me shpresë përndryshe e gjithë ajo masë që mund të të japë votën do bëhej mish për
top për palën tjetër.

Po ashtu Lame akuzon se audiopërgjimi u mbajt fshehur për ta pasur një ditë para zgjedhjeve dhe për të përdorur njerëzit si dele teksa nuk u përmend se i takonte vitit 2017.

““Ndërtimet pa leje që nuk mund të legalizohen, nuk mund të thuash që nuk i legalizoj. Këta njerëz në momentin që u thua këtë, bëhen mish për top për palën tjetër, domethëne ai që është në opozitë premton dhe hak me këtë. Pra, të thuash thjesht që nuk legalizoj i hedh këta njerëz në krahun tjetër.

Është krim të legalizohen. Dhe kjo duhet parë si shenjë përgjegjshmërie. Po mo po është krim të legalizosh në linjat e tensionit të lartë, është krim legalizimi në Butrint. Jemi në 2017 aty në përgjim. Ligji i ri e trajton këtë. Ai përgjim u mbajt për ta pasur një ditë para zgjedhjeve dhe e ruajtën, e nxorrën. Dhe e dyta nuk u tha që është 2017. Nuk heq asnjë fjalë nga ai përgjim. Sapo ju thashë të njëjtën gjë- u shpreh Lame.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit