Aurela Gaçe i del në krah Eli Farës dhe reagon e revoltuar për akuzat ndaj saj

Aurela Gaçe i del në krah Eli…

Së fundmi në media qarkulloi një lajm sipas të cilit e këngëtarja e njohur Eli Fara ka qenë e punësuar si Drejtoreshë e Përgjithshme për Ngrohjen Globale.

Pas këtyre lajmeve, Eli reagoi me anë të një postimi në Instagram, duke sqaruar publikun për lajmet e pavërteta. Ajo i hodhi poshtë të gjitha dhe tha se ka punuar fort në muzikë për të pasur jetën që ka.

Elit i kanë dalë në mbrojtje shumë artistë të njohur, e mes tyre dhe Aurela Gaçe.

Aurela ka reaguar e revoltuar, teksa i ka shkruar në koment mikeshës së saj se këto lajme kanë kaluar çdo cak njerëzor.

“E kam thene shpesh edhe hapur qe kush te njeh ty eshte me fat. Une jam nje nga ata njerez qe kam marre nga miresia jote, nga njerzilleku ,nga fisnikeria, nga besnikeria jote. Ke duruar shume,shume here,ne shume raste, ke heshtur perballe shkrimeve, sulmeve. Kete here, ishte mbi cdo cak njerezor. Duhet te dish se ata qe te duan,te duan edhe kete se ndryshon asnje shpifje.

Mua nuk me habisin më barërat e këqija, sepse në kohën kur njeriu eshte i afte te vrase e te dhunoje nje tjeter njeri,që ketu kupton se ndjesitë kanë mbaruar. Por më cudit fakti që gazetaria thjeshte ben copy paste nje lajm. As ketkojne fakte,as pyesin,thjeshte shperndajne helmin. Pa menduar dëmin psikologjik e shpirteror qe mund ti shkaktojne dikujt”, ka shkruar Aurela. 

Image
Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit