Australia feston “lirinë” pas 600 ditësh, të vaksinuarit përqafohen mes lotësh

Australia feston “lirinë” pas 600 ditësh, të…

Pamje festive dhe surreale na vinë nga Austarlia, e cila ka lehtësuar kufijtë e saj të ashpër duke lejuar shumë familje të ribashkohen.

Shtetasit australianë të vaksinuar plotësisht kanë marrë dritën jeshile për të udhëtuar lirisht jashtë vendit pa një leje të posaçme ose pa nevojë për karantinë pas mbërritjes.

Qeveria australiane ka pasur një nga përgjigjet më të ashpra ndaj pandemisë, duke mbyllur kufijtë e saj ndërkombëtarë 18 muaj më parë. Si shtetasve ashtu edhe udhëtarëve të huaj u është ndaluar hyrja apo dalja nga vendi pa përjashtim. Lëvizja ndau familjet dhe miqtë, duke lënë shumë australianë të paaftë për të marrë pjesë në ngjarje të rëndësishme, dasma apo funerale.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit