Australia kundër ofensivës në Rafah: Shkatërruese për civilët

Australia kundër ofensivës në Rafah: Shkatërruese për…

Ministrja e Jashtme australiane Penny Wong i ka përsëritur Izraelit kundërshtimin e saj ndaj ofensivës tokësore në Rafah, duke denoncuar efektet e mundshme “shkatërruese” mbi civilët.

Më shumë se gjysma e 2.3 milionë njerëzve të Gazës po strehohen në Rafah, duke i shpëtuar luftimeve diku tjetër. Ndikimet mbi civilët palestinezë nga një operacion ushtarak në shkallë të gjerë do të ishin shkatërruese,” shkroi ajo në X.

Canberra vazhdon “të bëjë thirrje për një armëpushim humanitar për të lejuar lirimin e pengjeve dhe rrjedhjen e lirë të ndihmës” dhe mbështet “punën e vazhdueshme të Katarit, Shteteve të Bashkuara dhe Egjiptit për të ndërmjetësuar një marrëveshje”, përfundoi Wong.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit