Australia mbjell frikë me ushtri e helikopterë për të ndaluar protestat dhe vendosur izolimin e Covid-19 në Sydney

Australia mbjell frikë me ushtri e helikopterë…

Australia po përdorte sot ushtrinë dhe helikopterë për të vendosur regjimin e izolimit të quajtur ‘Zero Covid’, teksa mijëra policë vërshuan në qendër të Sydney për të dekujaruar protestën e paralajmëruar anti-kufizime, si dhe duke vendosur gjoba deri ne $500 për ata që nuk mbajnë maskë.

Sirena të frikshme dëgjoheshin në qytet te shoqeruara me mesazhe të zhurmshme nga altoparlantët: “Ky është një urdhër i shëndetit publik — Mos shkelni rregullat — Do të gjurmoheni e do të gjobiteni.”

Rreth 1,300 policë kishin vërshuar sot në Sydney duke krijuar një rrjet të dendur postblloqesh, në një shfaqje masive force për të shmangur një tjetër protestë si ajo e javës së shkuar.Pesë milionë banorët e Sydney janë vendosur në një regjim strikt shtëpiak pas një rritjeje të rasteve të infektimit prej mesit të qershorit.

Prej të hënës rreth 300 ushtarë do të jenë në ndihmë të policisë për të kontrolluar derë më derë për t’u siguruar që personat pozitivë me sëmundjen të jenë në izolim.

Rrugët e qytetit në izolim mbetën të qeta sot, teksa policia zbatonte urdhrat e ndalim-qarkullimit prej Covid-19, të cilat po hyjnë në muajin e dytë.

Kësaj radhe policia kishte ngritur postblloqe të shumta në qytet për të parandaluar një përsëritje të protestës së dhunshme të fundjavës së shkuar.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit