Australia ndalon përdorimin e vaksinës AstraZenaca

Australia ndalon përdorimin e vaksinës AstraZenaca

Australia është bashkuar me vendet që kanë kufizuar përdorimin e vaksinës Astrazeneca dhe rekomandoi që ajo të mos u jepet njerëzve nën moshën 50 vjeç. Vendimi u mor pas disa takimeve emergjente të rregullatorëve të ilaçeve, pasi Agjencia Evropiane e Barnave njoftoi dje se kishte zbuluar një “lidhje të mundshme” midis vaksinës së koronavirusit të kompanisë Astrazeneka dhe formimit të rrallë të mpiksjes së gjakut.

Kryeministri Scott Morrison deklaroi se ai mori disa rekomandime nga grupi këshillues dhe kryesorja është që njerëzit nën moshën 50 vjeç duhet të vaksinohen me vaksinën Pfizer.

Ne kemi marrë masat e nevojshme paraprake bazuar në këshillat më të mira të mundshme mjekësore”, tha Morrison.

Grupi Këshillimor Australian i Imunizimit gjithashtu rekomandoi që ata nën moshën 50 vjeç, të cilët tashmë kanë marrë dozën e parë të Astrazeneca, të marrin të dytën, pasi këshillat mjekësore kanë treguar që mpiksjet e rralla të gjakut formohen pas dozës së parë.

Punonjësit e kujdesit shëndetësor nën moshën 50 vjeç të cilët supozohej të merrnin vaksinën Astrazeneca tani kanë përparësinë për t’u vaksinuar me Pfizer, gjë që ndoshta do të vonojë imunizimin.

Sipas strategjisë Australiane të vaksinimit, shumica e banorëve supozohej të merrnin vaksinën Astrazeneca.

Australia e kufizoi përdorimin e Astrazenek pas vendimit të autoriteteve britanike për të mos u dhënë vaksinën atyre nën 30 vjeç, aty ku është e mundur. Disa vende të tjera kanë vendosur kufizime.

Kufizimet po monitorohen nga afër, pasi Astrazeneca është më e lirë dhe më e lehtë për tu ruajtur se shumica e të tjerëve dhe është thelbësore për imunizimin global pasi ajo formon bazën e programeve Covac të mbështetur nga OKB për të bërë të vaksinat të disponueshme edhe për vendet më të varfra.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit