Austria futet në karantinë të rreptë/ Askush nuk del nga pragu i shtëpisë pa arsye!

Austria futet në karantinë të rreptë/ Askush…

Gjatë ditës së sotme, Austria është futur në një karantinë të rreptë, teksa protestat e nisura kundër bllokimit nuk janë marrë parasysh nga instancat përkatëse.

Austria është rikthyer sot në një karantinë të plotë kombëtare, pavarësisht protestave që kanë nisur në mbarë vendin, por edhe në Pas këtij vendimi, qytetarët e Austrisë do të punojnë nga shtëpia, teksa në vend janë mbyllur të gjitha baret, restorantet, parukeritë dhe dyqanet.

Mësohet se infektimet me Covid janë rritur ndjeshëm në kontinent, duke nxitur paralajmërime nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH). Javën e kaluar Austria u bë vendi i parë evropian që e bëri vaksinimin kundër Covid një kërkesë ligjore, me ligj që do të hyjë në fuqi në shkurt.

Ky është bllokimi i katërt kombëtar i Austrisë që nga fillimi i pandemisë. Restorantet, baret, parukierët, teatrot dhe dyqanet jo thelbësore duhet të mbyllin të gjitha dyert e tyre. Këto masa do të vazhdojnë deri më 12 dhjetor, megjithëse zyrtarët thanë se do të rivlerësohen pas 10 ditësh.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit