Austria i jep fund bashkimeve familjare për refugjatët vetëm ‘përkohësisht’

Austria i jep fund bashkimeve familjare për…

Qeveria e re konservatore në Austri ka vendosur të ndalojë bashkimet familjare për refugjatët e azil-kërkuesit, mes krizës së rëndë të refugjatëve në vend dhe në zbatim të politikave për reduktimin e emigracionit me të cilat erdhi në pushtet.

Këshilli i ministrave votoi sot pezullimin e përkohshëm të rregullit që refugjatët e regjistruar të sjellin në Austri të afërm nga vendi i origjinës.

Ligji do të dalë në parlament ku pritet të votohet nga koalicioni me tre parti i konservatorëve ÖVP, social-demokratëve SPÖ dhe grupimit liberal Neos.

Masa pritet të hyjë në fuqi në maj.

Më herët qeveria kishte informuar Komisionin Evropian për objektivin e saj, duke argumentuar se sistemi i ndihmës sociale në vend është i tejmbushur.

Ministrja e integrimit Claudia Plakolm tha se  dhjetra mijëra refugjatë kanë vënë në presion sistemin arsimor e shëndetësor, sidomos prej numri të madh të analfabetëve.

Gjendja skandaloze e shkaktuar nga emigracioni i pafrenuar është raportuar në media ku më herët një raport zbuloi se në Vienë, 52 përqind e nxënësve të shkollave nuk flasin gjermanisht, dhe shifra në zona të caktuara rritej.

Në një sondazh të mësuesve  të sindikatës së Vjenës u zbulua se një në dy mësues pranon se më shumë nxënësve të tyre nuk kuptojnë ose flasin mjaftueshëm gjermanisht.

Megjithatë qeveria e ÖVP thotë se masa do të jetë vetëm e përkohshme dhe pritet të skadojë në shtator 2026.

E djathta FPÖ ka akuzuar qeverinë se ashtu si pararendësit e saj, po krijon vetëm iluzionin e reduktimit të emigracionit dhe se masa e saj nuk do të ketë efekt në problemin e rëndë.

Sekretari i saj Michael Schnedlitz tha se sapo kufizimi të skadojë në 2026, do të ketë një valë të re emigracioni që do të asfiksojë shërbimet dhe popullatën vendase.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit