Një qytetare ka ngritur shqetësimin për gjendjen e transportit publik në Tiranë, duke denoncuar kushtet e autobusëve që qarkullojnë në linjën Jordan Misja – Vilat Gjermane.
Sipas saj, pavarësisht se qytetarët paguajnë taksat dhe çmimi i biletës është rritur, shërbimi vazhdon të ofrohet me mjete të amortizuara, të cilat duhej të ishin nxjerrë prej kohësh jashtë qarkullimit.
Qytetarja shtron pyetjen nëse një banor i Tiranës apo edhe një turist mund të udhëtojë në kushte dinjitoze me këto mjete transporti, ndërsa thekson kontrastin mes gjendjes së transportit publik dhe objektivave të vendit për integrimin në Bashkimin Europian.
Ajo u bën thirrje institucioneve përgjegjëse që të ndërhyjnë për përmirësimin e kushteve të transportit urban, duke shpresuar se publikimi i këtij shqetësimi do të sjellë reagimin e autoriteteve.
Qytetarja një taksapaguese e rregullt e këtij shteti kërkon një shërbim publik në standardet që meritojnë qytetarët që aspirojnë Bashkimin Europian brenda pak vitesh.
Denoncimi i qytetares:
Pershendetje, Do desha te shperndaja kushtet e transportit publik ne Tiranen tone te dashur. Transport i cili duhet te ishte shume here me mire duke qene se taksat paguhen dhe biletat u rriten. A mund te udhetoj nje qytetar apo dhe nje turist me keto mjete transporti qe kane harruar ti heqin nga qarkullimi?? Nderkohe pretendohet se do realizohen objektiva te larta per perfshirjen e Shqiperise ne BE. Po ju paraqes linjes e Jordan Misja-vilat Gjermane. Uroj te kemi nderhyrje nga organet kompetente permes faqes suaj e cila eshte me institucion se institucionet. Faleminderit, Qytetare taksapaguese
