Autobusi doli nga rruga dhe ra në kanal, 4 të vdekur dhe 12 të plagosur

Autobusi doli nga rruga dhe ra në…

Një aksident tragjik është regjistruar mesditën e sotme në aksin Durrës–Tiranë, pranë QTU-së, ku një autobus i linjës së Beratit është përmbysur në anë të rrugës.

Si pasojë e aksidentit, katër persona dyshohet se kanë humbur jetën, ndërsa 12 të tjerë kanë mbetur të plagosur. Disa prej të lënduarve ndodhen në gjendje të rëndë dhe po marrin trajtim mjekësor.

Rrethanat dhe shkaqet e aksidentit nuk janë bërë ende të ditura. Forcat e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit