Një qytetar ka ngritur shqetësimin për një rast që ka rrezikuar sigurinë e pasagjerëve në autobusin e linjës Llixhë–Elbasan.
Sipas denoncimit të dërguar në redaksi, autobusi mund të shihet duke qarkulluar në një pjesë të rrugës me derën e hapur, ndërsa shoferi, sipas qytetarit, drejtonte mjetin duke pirë cigare.
Qytetari kërkon ndërhyrjen e autoriteteve për verifikimin e rastit dhe marrjen e masave, me qëllim garantimin e sigurisë së udhëtarëve.