Një aksident tragjik ka ndodhur në tunelin Ca’ Gulino, përgjatë rrugës midis Urbinos dhe Fermignano. Një autobus dhe një ambulancë u përplasën kokë më kokë dhe si pasojë ndërruan jetë 4 persona dhe u plagosën 7 të tjerë.
Mjetet e përfshira janë një ambulancë e Kryqit të Kuq dhe një autobus plot me fëmijë dhe shoqëruesit e tyre një famullitar dhe seminaristë në një udhëtim famullie. Pas përplasjes, ambulanca mori flakë dhe katër pasagjerët ndërruan jetë, një mjek shqiptar, një infermiere dhe shoferi dhe një pacient 80-vjeçar, të cilin po e çonin në spital në Urbino.
Nga të plagosurit, 4 janë transportuar në spitalin e Pesaros, dy fëmijë dhe dy shoqërues, dhe tre në atë të Urbinos 2 fëmijë dhe një shoqërues. Fëmijët e tjerë që udhëtonin me autobus u transferuan në një automjet tjetër të vënë në dispozicion nga organizatorët e udhëtimit, një famulli në Grottammare e cila vepronte si drejtuese e të tjerëve.
Ata janë djem të altarit, sipas famullisë, të cilët ishin në një turne dy-ditor për të zbuluar skenat e lindjes së Urbinos dhe rishfaqjet historike fetare në zonë. Hetimet e kryera nga policia rrugore do të zbardhin shkakun e vërtetë të kësaj tragjedie.