Autobusi përplaset me kamionin në Turqi, 19 të lënduar

Autobusi përplaset me kamionin në Turqi, 19…

Një aksident i dyfishtë është regjistruar në Turqi, ku për pasojë të lënduar kanë mbetur 19 persona.

Sipas mediave turke, në aksident janë përfshirë një kamion për transport të mallrave dhe një autobus pasagjerësh. Të lënduarit janë pasagjerë që po udhëtonin në autobus, ku fatkeqësisht njëri prej tyre është në gjendje më të rëndë shëndetësore.

Nga përplasja e dy automjeteve, kamioni është përmbysur në rrugë, ndërkohë që deformime ka pësuar dhe mjeti i pasagjerëve. Shoferi i këtij të fundit mbeti i bllokuar në automjet pas aksidentit. Të gjithë të plagosurit ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.

Ngjarja ndodhi në autostradën e Marmarasë, ndërkohë që të paqarta janë shkaqet që sollën këtë aksident.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit