Autobusi përplaset me taksinë në Cërrik, plagosen 6 persona

Autobusi përplaset me taksinë në Cërrik, plagosen…

Një aksident i frikshëm ka ndodhur në aksin rrugor Gostimë-Cërrik. Një autobos linje është përplasur me një taksi. Të paktën 6 persona janë plagosur nga aksidenti i rëndë, mes të cilëve 5 pasagjerë dhe drejtuesi i taksisë. Ky i fundit është dërguar për mjekim në spitalin e Elbasanit, ku Policia po merr edhe dëshmitë paraprake.

Dyshohet se shkak i aksidentit është bërë një manovër e gabuar e shoferit të autobusit, ndaj të cilit blutë kanë nisur edhe veprimet procedurale. Ngjarja ka ndodhur gjatë kushteve atmosferike të rënduara me rreshje shiu, ku lagështia në rrugë dhe mungesa e fushëpamjes ka bërë që drejtuesit e mjeteve të mos frenojnë në kohë përpara përplasjes.

Njoftimi i Policisë:

Në aksin rrugor Gostimë-Cërrik, janë përfshirë në aksident rrugor autobusi me drejtues shtetasin A. Xh., 51 vjeç, dhe automjeti me drejtues shtetasin O. Sh., 52 vjeç.

Si pasojë e aksidentit është dëmtuar shtetasi O. Sh., i cili është dërguar në spital, ku ndodhet në gjendje jashtë rrezikut për jetën. Në spital u dërguan edhe 5 shtetas të tjerë, pasagjerë në autobus, të cilët pasi kryen ekzaminimet mjekësore, u larguan në banesa.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit