Autobusi po kthehej nga Turqia në RMV, 45 pasagjerët që humbën jetën ishin shqiptarë

Autobusi po kthehej nga Turqia në RMV,…

Rreth 46 persona humbën jetën pasi një autobus me targa maqedonase mori flakë në autostradën e Strumës në afërsi të Bosnekut. Mësohet se mjeti po udhëtonte nga Turqia për në Maqedoninë Veriore dhe se pasagjerët ishin kthyer nga udhëtimi. Veç viktimave, ngjarja ka regjistruar edhe shtatë të plagosur. Konkretisht ngjarja që ndodhi pak minuta pas orës 2 të natës mori jetën edhe të 12 fëmijëve.

Sipas mediave bullgare, në mjet ndodheshin 52 persona, mes të cilëve dy vozitës me shtetësi të Maqedonisë veriore dhe 50 pasagjerë me shtetësi shqiptare. Bëhet me dije se të plagosurit janë 2 femra dhe 5 meshkuj të cilët po marrin mjekim të specializuar në “Pirogov”. Ndërkohë sipas Nikolay Nikolov shkak i tragjedisë është bërë zjarri i cili përfshiu mjetin me 52 persona. Në vendngjarje kanë mbërritur kryeministri në detyrë Stefan Janev dhe ministri i Brendshëm Bojko Rashkov.

Burimi: bnr.bg/Përktheu dhe përshtati: Gazeta Atdheu

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit