Automjeti i tejmbushur me shishe birre adoleshentët të dehur, detaje të reja nga aksidenti në Poliçan

Automjeti i tejmbushur me shishe birre adoleshentët…

Detaje të reja kanë dalë këtë të enjte nga aksidenti i frikshëm në Poliçani,ku një adoleshent gjeti vdekjen dhe 3 të tjerët u plagosën rëndë.

Në vendin tonë konsumi i alkoolit edhe nga femijët dhe adoleshentët është i pranishëm. Edhe pse në dyqanet apo marketet shkruhet se nuk e lejojnë tregëtinë e tyre për fëmijët nën moshën 18 vjeçare ndodh gjithmonë e kundërta. 

Edhe pse ligji e parashikon që nuk lejohet përsëri nëse del në lokalet e kryeqytetit sheh plot të rinj të ulur të cilët konsumojnë pije alkoolike.  Kontrolli nga shteti për bizneset po ashtu edhe për të rinjtë nuk ekziston.

Konsumi i alkoolit solli edhe vdekjen e 17 vjeçarit në fshatin Poliçan. Mësohet se automjeti tip Alfa Romeo me të cilin po udhëtonin adoleshentën ishte i tejmbushur me shishe birre të boshatisura dhe nga analizat e kryera ka rezultuar së të katër adoleshentën ishin të dehur.

Gjithashtu bëhet me dije se automjeti pasi ka humbur kontrrollin ka rrëshkitur fillimisht në asfaltin e rrugës së sipërme të fshatit,më pas ka rënë fillimisht në asfaltin e rrugës së poshtme të fshatit dhe ka përfunduar në oborrin e një banese të zonës.

Gjithashtu në zonë nuk ka pasur shenja frenimi,gjë që të bën të mendosh se adoleshenti nuk ka mundur të frenojë dhe për shkak të shpejtësisë që ka marrë mjeti gjatë rrëshkitjes përplasja ka qënë e fortë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit