Automjeti ngre në ajër 62-vjeçarin në Kamëz dhe zhduket pa lënë gjurmë, thirrja e djalit të viktimës (PAMJET)

Automjeti ngre në ajër 62-vjeçarin në Kamëz…

Mbrëmë në orën 8 pa 20 të darkës në bulevardin Donald Trump, të Kamzës ndodhi një aksident automobilistik.

62-vjeçari, Ilia Ibra doli nga shtëpia për të hedhur mbeturinat. Ai bëri pikërisht këtë rrugë kaloi trotuarin, priti në cep të rrugës një makinë pasi e pa atë ndaloi. Por më pas një tjetër makinë kaloi me shpejtësi dhe goditi trupin e Ibros, nga goditja e rëndë trupi i 62-vjeçari shkoi 25 metra larg. Drejtuesi i mjetit u largua nga vendi i ngjarjes.

” Makina ka qenë Ford Mondeo ngjyrë gri. Nga policia nuk kemi asnjë informacion. Babai ka marrë disa fraktura dhe krisje në kokë. Është shumë rëndë”, tha Rivaldo Ilia, djali i tij.

Drejtuesit e mjetit që largohen në Itali, emërtohen si piratët e rrugës. Një veprim i tillë atje cilësohet si vrasje me paramendimin.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit