Automjeti përplas motoçiklistin tek 'Komuna e Parisit', merret me barrelë... (VIDEO)

Automjeti përplas motoçiklistin tek ‘Komuna e Parisit’,…

Një aksident automobilistik ka ndodhur pasditen e sotme në Tiranë.

‘Gazeta Shqip’ mëson se një automjet ka përplasur një person me motoçikletë.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e Komunës së Parisit, ku dhe nga pamjet duket rëndimi i trafikut.

Menjëherë në vendngjarje ka shkuar policia dhe ambulanca, që ka marrë me barrelë të lënduarin.

Uniformat blu po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit