Automjeti përplaset me kamionin në aksin Korçë-Maliq, shoferi humb jetën

Automjeti përplaset me kamionin në aksin Korçë-Maliq,…

Një aksident tragjik ndodhi pasditen e sotme në aksin rrugor Korçë-Maliq, pranë fshatit Bulgarec. Një automjet tip “Chevrolet” u përplas me një kamion, duke u përmbysur dhe dalë nga rruga, çka rezultoi në pasoja të rënda.

Policia njoftoi se drejtuesi i automjetit “Chevrolet”, shtetasi K.N., 35 vjeç, ka humbur jetën nga përplasja. Ndërkohë, pasagjeri, shtetasi E.Dh., ka pësuar lëndime dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit dhe rrethanave të sakta në të cilat ndodhi ngjarja.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit