Autorët e mikrokredive kanë vjedhur databazën e pasurive të paluajtshme të qytetarëve, mbi 5000 prona të sekuestruara!

Autorët e mikrokredive kanë vjedhur databazën e…

Avokati Altin Goxhaj i ftuar në emisionin “Intervista e ditës” në TVA NEWS, ka folur mbi skemën e mashtrimit të shqiptarëve nëpërmjet mikrokredive. Përgjegjës për këtë sipas tij është vetë Guvernator i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko, i cili i dha licencën këtyre kompanive.

Më herët në vitin 2021 në emisionin “Pa maska” me Kastriot Çipin është denoncuar kjo skemë, ku avokati Goxhaj i ka quajtur firma piramidale.

Para pak ditësh Gjykata e Tiranës ka pranuar kërkesën e organit të akuzës duke lënë në fuqi 9 masa sigurie, 5 arrest me burg dhe 4 arrest në shtëpi për personat e përfshirë në këtë skemë mashtrimi, por sipas avokatit Goxhaj këta janë vetëm marioneta të përdorura nga persona  me pushtet që fshihen pas kësaj skeme mashtrimi që terrorizoi dhe vodhi familjet shqiptare.

Janë me mijëra njerëz të vjedhur, mbi 5000 prona të sekuestruara nga përmbarues “fake”. Kompanitë blinin kreditë e këqija dhe kishin përvetësuar vulat e përmbaruesve më të cilat vulosnin shkresat që ishin në interes të tyre.

‘Është njëlloj si të shkosh tek Gjendja Civile të marrësh një vulë dhe të nxjerrësh certifikata e ti vulosësh sipas dëshirës, këtë kanë bërë madje kanë vjedhur të dhënat e kadastrës mbi të gjitha pronësitë e shqiptarëve”.

Ku janë dosjet e kredive që sipas ligjit duhet të qëndrojnë në zyrat e prokurimit, jo, dosjet e merrnin kompanitë dhe i mbanin në magazinat e tyre që i ndërronin sa herë i ‘u zbulohej adresa sepse rrinin të fshehtë.

Çfarë po heton prokuroria?

Nuk janë nëntë persona të përfshirë, janë mbi 500 mijë persona që janë pjesë e skemës, edhe bankat e nivelit të dytë duhet të mbajnë përgjegjësi, edhe përmbaruesit fiktiv.

 Këta u bënin shantazh nëpërmjet telefonit personave, njerëzve të afërm, i telefonin në punë, shumë njerëz kanë rënë në depresion nga ky terror psikologjik.

Prokuroria duhet të thërrasë si dëshmitarë të gjithë viktimat e kësaj skeme mashtrimi, të paraqesin dokumentacionin dhe të dëmshpërblehen.

Paratë që ata kanë vjedhur janë paratë e shqiptarëve!

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit