Autori i masakrës me 4 viktima në SHBA ishte 23-vjeçari, punonjës i bankës

Autori i masakrës me 4 viktima në…

Një punonjës banke 23-vjeç ishte autori i masaktrës në Old National Bank në Louisville, Kentucky, SHBA. Shefi i Departamentit të Policisë së Louisville bëri të ditur se sulmuesi ishte 23-vjeçari Connor Sturgeon, i cili u vra nga një armë zjarri, pa specifikuar nëse ai u vetëvra, apo u qëllua nga policia.

Jacqueline Gwynn-Villaroel tha në një konferencë shtypi se Sturgeon, i armatosur me një pushkë, po transmetonte imazhe të drejtpërdrejta në internet kur hapi zjarr brenda bankës ku punonte, duke përhapur panik.

Nga të shtënat me armë zjarri të 23-vjeçarit mbetën të vrarë katër persona dhe nëntë të tjerë u plagosën. Motivi i sulmuesit mbetet i paqartë, por sipas CNN Conor Sturgeon sapo i ishte thënë se do të pushohej nga puna dhe kishte lënë një letër në të cilën thoshte se kishte ndërmend të kryente një sulm të armatosur.

Policia nxitoi në bankë disa minuta pasi qendra e thirrjeve mori telefonatat e para për të shtëna, rreth orës 08:30 (ora lokale, 14:30 me orën shqiptare). Një guvernator i Kentakit, Andy Beshear, duke qarë, tha në një konferencë për shtyp se ai njihte disa nga viktimat, duke shpjeguar se dy nga miqtë e tij ishin vrarë dhe një tjetër ishte shtruar në spital me plagë.

Nga nëntë të plagosurit, tre janë të shtruar në spital në gjendje të rëndë. Mes tyre është edhe një polic 26-vjeçar i cili u qëllua me plumb në kokë dhe iu nënshtrua një operacioni. Një tjetër polic ndodhet në spital me plagë të lehta.

Sipas llogarisë në Facebook të mbajtur nga nëna e sulmuesit, Connor Sturgeon u rrit në Indianën e Jugut, në veri të Louisville. Më i madhi nga tre djemtë e saj, ai ndoqi shkollën e mesme Floyd Central, ku ishte një atlet dhe luajti në ekipin e basketbollit të drejtuar nga babai i tij, Todd. Në vitin 2016 filloi studimet në Universitetin e Alabamës.

Pas tre vere praktike në Old National Bank midis 2018 dhe 2020, Connor Sturgeon u punësua nga banka me një kontratë me kohë të plotë, sipas profilit të tij në LinkedIn.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit