Autori i vrasjes së biznesmenit në Shëngjin ka lënë gjurmë, është fotografuar duke u larguar me motorr

Autori i vrasjes së biznesmenit në Shëngjin…

Janë publikuar pamje të reja të autorit i cili vrau biznesmenin mesditën e kësaj të mërkure në Shëngjin.

Pasi është futur në lokal i veshur me një jelek dhe skafandë ai është fotografuar ku është larguar në drejtim të Shkodrës me një motorr të thjeshtë.

Mësohet se me po të njëjtin motorr ai ka ardhur për të kryer vrasjen. Autori është futur qetësisht në lokal i veshur si postier, ka kryer vrasjen dhe me pas përsëri me qetësi është larguar nga vendi i ngjarjes me motorr të thjeshtë.

Motorri ka pasur targa të huaja dhe nuk dihet nëse ka pasur persona të tjerë të përfshirë në ngjarje. Autori i ngjarjes nuk është kamofluar në mënyrë tjetër, por ka lënë gjurmë.
Shkaqet e kësaj ngjarje ende nuk janë bërë të ditura, por dy pistat e hetimit janë e shkuara e tij dhe konflikte të mundshme për bizneset e tij të shumta në Shëngjin.

Pak ditë më parë viktima ka festuar 50 vjetorin e tij me miq dhe të afërm.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit