Autori i vrasjes së policit i dorëzohet drejtësisë

Autori i vrasjes së policit i dorëzohet…

Azgan Mërnica, autori i vrasjes së policit 28-vjeçar Novruz Cenaliaj është vetëdorëzuar në Polici.

Pranë redaksisë sonë ka mbërritur një video ku duket Mërnica i shoqëruar nga persona të tjerë dhe një furgon policie.

Ajo që mësohet është se kanë qenë familjarët e autorit ata që kanë negociuar me njërin nga inspektorët e zonë, duke iu trembur një hakmarrje të mundshme.

Këtë të mërkurë, Cenaliaj u përcoll për në banesëne  fundit. Homazhet për të u zhvilluan në Teatrin “Bylis” në Fier.

Sipas informacioneve Novruz Cenaliaj 28 vjeç, veshur me uniformën e policit pati një konflikt të momentit me Azgan Mernicën dhe ky i fundit ka qëlluar me një plumb në kokë efektivin duke i shkaktuar vdekjen.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit