Autoritetet zviceriane e konfirmojnë: Humb jetën një foshnjë e prekur nga koronavirusi

Autoritetet zviceriane e konfirmojnë: Humb jetën një…

Një foshnje e sapolindur ka ndërruar jetë për shkak se ishte infektuar nga Covid-19. Lajmin e kanë bërë të ditur autoritetet zviceriane, por nuk kanë dhënë detaje shtesë rreth vdekjes së foshnjës. Sipas mediave të huaja djali i sapolindur ka ndërruar jetë në spitali në Kinderspital në Zyrih.

Kujtojmë që Zvicra prej datës 11 maj ka hapur të gjitha kopshtet dhe shkollat në vend. Deri tani në Zvicër janë regjistuar rreth 30 700 persona me COVID-19, nga të cilët kanë ndërruar jetë 1656.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit