Autoriteti i Konkurrencës mbyll sytë para rritjes së çmimit të bukës: Nuk do ketë ndëshkime

Autoriteti i Konkurrencës mbyll sytë para rritjes…

Autoriteti i Konkurrencës ka reaguar duke thënë se ka vendosur që të mos gjobisë ndërmarrjet që merren me shitjet e miellit. Më herët në një artikull të publikuar në media, u tha se Autoritet ii Konkurrencës ishte duke mbyllur sytë përpara “oligarkëve të miellit”.

Në mbledhjen që u zhvillua ditën e sotme lidhur me vendimin “Për vendosje gjobe ndaj ndërmarrjeve AgroBlend SHPK, Miell Tirana SHA, Bloja SHA dhe Atlas Mills SHPK për moszbatimin e detyrimeve të përcaktuara me VKK nr. 700, datë 24.07.2020”, në një votim 2 pro dhe 3 kundër, nuk miratoi propozimin e Sekretariatit për vendosje gjobe ndaj ndërmarrjeve që operojnë në tregun e importit të grurit, importit, prodhimit dhe tregtimit të miellit.

Dy prej anëtarëve të këtij komisioni, Juliana Latifi dhe Eduard Ypi votuan pro ndëshkimit me gjoba të këtyre ndërmarrjeve, ndërkohë që Leida Matja, Adriana Berberi si dhe Denar Biba votua kundër kësaj mase administrative.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit