Autostrada Vlorë-Fier| Merr flakë në ecje makina, shoferi bën veprimin e zgjuar

Autostrada Vlorë-Fier| Merr flakë në ecje makina,…



Një automjet në autostradën Vlorë-Fier është ndeshur me një situatë aspak të këndshme. Teksa makina ishte në lëvizje, kjo e fundit është përfshirë nga flakët e zjarrit. Ngjarja ndodhi rreth orës 15:30 minuta, tek nënkalimi i fshatit “Panaja”.  Për fat të mirë, shoferi me inicialet S.Sh., ka rritur të dalë në kohë dhe pa asnjë problem shëndetësor.

Dyshohet që zjarri të ketë rënë si pasojë e ndonjë defekti Teknik të mjetit të shtetasit me iniciale S.Sh.

Menjëherë në vendin  e ngjarjes ka mbërritur grupi hetimor i cili po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e kësaj ngjarje, që shkaktoi jo pak panik tek shoferët e rastit.

 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit