Avdullah Hoti: 28 nëntori është ditë feste për çdo shqiptar

Avdullah Hoti: 28 nëntori është ditë feste…

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, për nder të festës së 28 nëntorit, shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë, bëri homazhe në Prishtinë para shtatores së ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova si dhe në Prekaz, te Kompleksi Memorial i familjes Jashari.

Kryeministri Hoti tha se 28 nëntori është ditë feste për çdo shqiptar. Ndër të tjera kryeministri Hoti është shprehur se tragjedia e familjes Jashari është ndër ngjarjet me të rëndësishme në historinë e shqiptarëve.

“Jemi në vendin më të shenjtë te familja Jashari dhe në ditëlindjen e komandantit Adem Jashari, që me sakrificën e familjes së tij, besoj se renditet në listën e ngjarjeve me të rëndësishme historike të popullit shqiptar për liri dhe pavarësi”, deklaroi kryeministri Hoti.

Liderët e institucioneve në Kosovë kanë bërë homazhe edhe në vende të tjera në kujtim të të rënëve për liri dhe pavarësi të Kosovës.

Këtë vit, institucionet e Kosovës kanë marrë vendim që e hëna të jetë ditë pune në solidarizim me stafin mjekësor që është duke u përballur me luftën ndaj pandemisë.

Burimi TPZ

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit