Avioni bën ulje emergjente pasi pasagjeri gjen një mi të gjallë tek ushqimi

Avioni bën ulje emergjente pasi pasagjeri gjen…

Një aeroplan bëri një ulje emergjente pasi një mi doli nga vakti i një pasagjeri gjatë fluturimit, tha Scandinavian Airlines.

Fluturimi, nga kryeqyteti i Norvegjisë Oslo në qytetin spanjoll Malaga, u detyrua të bënte një ulje emergjente në Kopenhagë, Danimarkë.

Linjat ajrore zakonisht kanë kufizime të rrepta që përfshijnë brejtësit në aeroplanë në mënyrë që të parandalojnë përtypjen e instalimeve elektrike.

“Kjo është diçka që ndodh jashtëzakonisht rrallë,” tha zëdhënësi i linjës ajrore Oystein Schmidt.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit