Avioni bën uljen emergjente dhe përplas për vdekje burrin që po bënte plazh

Avioni bën uljen emergjente dhe përplas për…

Një ulje emergjente e një avioni të vogël me katër parashutistë ka rezultuar tragjike në një plazh në Oaxaxa në jug të Meksikës. Mediat ndërkombëtare raportojnë se gjatë uljes avioni ka përplasur për vjdekje një 62-vjeçar i cili ka qenë duke bërë plazh.

Avioni u detyrua të ulej në një vend të frekuentuar në plazhin Bacocho në qytetin turistik të njohur të Paqësorit, Puerto Escondido, thanë  zyrtarët e policisë meksikane në një deklaratë, duke shtuar se gruaja e viktimës, e cila ishte në plazh me të, ishte e padëmtuar.

Pamjet e publikuara nga gazeta Puerto Global tregojnë avionin e dëmtuar në plazh pasi u përplas në një qendër shpëtimi breshkash.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit