Avioni me 180 pasagjerë në bord rrezikoi përplasjen me një dron

Avioni me 180 pasagjerë në bord rrezikoi…

Një aeroplan i British Airways me 180 pasagjerë në bord, ka rrezikuar përplasjen me një dron mbi Kent. Airbus A321 nga Athina, Greqi, në Londër Heathrow po fluturonte me një shpejtësi prej më shumë se 250 mph dhe në një lartësi prej rreth 3 kilometrash. Droni po fluturonte në lartësinë 24 herë më shumë se lartësia ligjore për dronët që është vetëm 120 m. Besohet se operatori i dronit nuk u gjet kurrë, por ata mund të ishin burgosur deri në pesë vjet për rrezikimin e një avioni, raportoi Daily Mail.

Sipas raportit nga Bordi i MB Airprox, pilotët e përshkruan dronin si rreth 5 metra larg krahut të tyre dhe vetëm 30 metra nga kabina e tyre. Raporti e vlerësoi incidentin si një kategori A ku ekzistonte një rrezik serioz për një përplasje. Aty thuhej për dronin: Objekti kaloi në anën e djathtë të avionit dhe mbi krahun e tij të djathtë. Detajet iu kaluan menjëherë ATC të Londrës (kontrolli i trafikut ajror) i cili informoi pilotin e avionit pas tyre.

Piloti i BA e vlerësoi rrezikun e përplasjes si të lartë, dhe e përshkroi atë si “jashtëzakonisht afër”. Një zëdhënës i BA tha: “Ne i marrim çështje të tilla jashtëzakonisht seriozisht dhe pilotët tanë raportojnë incidente në mënyrë që autoritetet të hetojnë dhe të ndërmarrin veprimet e duhura.”

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit