“Avioni rrafsh me shqiptarë niset nga Italia”/ Hoxha nxjerr pamjet: Asnjë lloj kontrolli në Rinas

“Avioni rrafsh me shqiptarë niset nga Italia”/…

Gazetari Artan Hoxha ka publikur disa pamje të avionit që u nis nga aeroporti Malpensa i Milanos, i mbushur rrafsh me shqiptarë të izoluar në Itali për shkak të Covid 19.

Nga pamjet, duket se në bordin e avionit kanë qenë mbi 150 shqiptarë, duke mos patur asnjë ndenjëse bosh.

Sipas Hoxhës, secili prej tyre ka paguar një cmim bilete prej 220 euro, ku përfshihej udhëtimi me avion dhe karantinimi në hotel Bonavita, në Durres, për 14 ditë.
Gazetari thekson se mjafton dhe një i sëmurë, i vetëm, me covid 19, që të infektojë gjithë avionin, në një udhëtim që zgjat 1 orë e 20 minuta.

Më tej Hoxha thotë se sapo zbarkuan në Rinas, qytetarëve nuk u është bërë asnjëlloj kontrolli mjekësor apo analizë tjeter për të konstatuar nëse janë pozitiv me Covid 19 ose jo.

“Ky ështe avioni i radhës, që sot në dreke u nis nga aeroporti Malpensa i Milanos, i mbushur rrafsh me shqiptare të izoluar në Itali për shkak të Covid 19, dhe në orën 15:00, zbarkoi në Rinas. Si e shikoni dhe nga pamjet, në bordin e avionit kanë qenë mbi 150 shqiptarë, duke mos patur asnjë ndenjëse bosh. Secili prej tyre ka paguar një cmim bilete prej 220 euro, ku perfshihej udhëtimi me avion dhe karantinimi në hotel Bonavita, ne Durrës,për 14 ditë. Mjafton dhe një i semure, i vetëm, me covid 19, që të infektojë gjithë avionin, në një udhëtim që zgjat 1 orë e 20 minuta. Sapo zbarkuan në Rinas, nuk u është bërë asnjëlloj kontrolli mjekësor apo analizë tjeter për të konstatuar nëse janë pozitiv me Covid 19 ose jo. Janë hipur në 4 autobuza dhe ne vend të Durresit ku kishin prenotuar dhe parapaguar, i kanë derguar ne Hotel Rafaelo në Shëngjin…
Vetëm nëse ndonjëri prej tyre, do bëhet për spital, ne do mësojme se ka qenë i infektuar me coronavirus”, shkruan Hoxha.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit