Avokatët Besimaj e Çakrani padisin Ujësjellësin dhe OSHEE-në në Vlorë: Janë punësuar njerëz për qëllime elektorale

Avokatët Besimaj e Çakrani padisin Ujësjellësin dhe…

Avokatët Arjon Besimaj dhe Kujtim Çakrani kanë depozituar një kallëzim penal në prokurorinë e Vlorës një kallëzim penal për Ujësjellësin dhe OSHEE-në në këtë qytet, pasi pretendojnë se në këto dy institucione janë punësuar njerëz për qëllime elektorale.

Në shkresën e mëposhtme, të cilën dy avokatët ia kanë drejtuar prokurorisë, avokatët shtojnë se punësimet janë bërë me kushtin që familjarët e personave të punësuar do të votojnë forcën politike në pushtet, që është Partia Socialiste. Avokatët Besimaj dhe Çakrani kërkojnë nisjen e një verifikimi duke ushtruar edhe një kontroll në bankat e nivelit të dytë ku marrin edhe pagën punonjësit e këtyre institucioneve.

Sipas avokatit Cakrani, personat e punësuar nuk kanë lidhje fare me ujësjellës kanalizimet në Vlorë apo me OSHEE-në dhe nuk janë të përgatitur për një punë në këto zyra. Sipas tij, prokuroria e Vlorës duhet të verifikojë punësimet e tre muajve të fundit

“Kemi rënë në dijeni të faktit se Drejtuesit e institucionit të Drejtorisë Rajonale të Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike Vlorë, kohët e fundit dhe në vijim deri në momentet e këtij kallëzimi kanë punësuar dhe vazhdon të punësojnë në mënyrë të kundraligjshme individë duke anashkaluar çdo procedurë të parashikuar nga Kodi i Punës,”– thuhet në padi.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit