Avokati Altin Goxhaj njofton se protesta e radhës do mbahet para Parlamentit

Avokati Altin Goxhaj njofton se protesta e…

Avokati i njohur i është përgjigjur kryeminsitrit Edi Rama, i cili paralajmëroi gjobë dhe burg për të gjithë ata që do të protestojnë pas rritjes së numrit të personave të infektuar me COVID 19.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Goxhaj nuk është trembur aspak nga këto kërcënime, ndërsa ka ftuar të gjithë qytetarët që më 24 qershor të mblidhen para Parlamentit për të protestuar kundër “Plandemisë nr. 2”.

Goxhaj shkruan:

Përgjigja ime ndaj Kërcënimit të Ramës për ne që protestojmë: NË DT 24 QERSHOR 2020 ORA 10:00 PARA PARLAMENTIT: #JoZgjatjesFatkeqesise #KunderPLANdemise2 #NeverAgain

Kjo deklaratë e Ramës erdhi pas protestave të organizuara nga “Lëvizja për Shqipërinë” në javët e fundit në qendër të Tiranës dhe në shumë qytete të Shqipërisë për të kundërshtuar masat kufizuese të vendosura nga ‘Rilindja’.

Kjo lëvizje dhe aktivistët e saj në rrjetet sociale dhe media po bëjnë transparencë për Agjendën “Soros” në lidhje me ‘falimentimin dhe shpopullimin e Shqipërisë dhe ripopullimin e saj me emigrantë nga Azia e Afrika’.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit