Avokati Altin Goxhaj propozon modelin: 1500 trima do kandidojnë me Koalicionin për Shqipërinë, do jemi pa kryetar

Avokati Altin Goxhaj propozon modelin: 1500 trima…

Avokati i njohur, Altin Goxhaj, ka dalë me një propozim të ri për shqiptarët.

Nëpërmjet një deklarate në Facebook, ai tregon modelin si do kandidojë Koalicioni për Shqipërinë.

Goxhaj thotë se lista do jetë 100% e hapur, me 140 kandidatë për deputetë, dhe 1360 qytetarë që do kandidojnë për 61 Bashkitë dhe Këshillat Bashkiakë.

Në 1.5 milion votues, ai shprehet se Koalicioni do ketë 1500 trima e intelektualë, që do votohen nga qytetarët e lirë.

STATUSI I AVOKATIT ALTIN GOXHAJ

PËRSE JEMI OPTIMISTË QË ME “LISTËN QYTETARE” NE DO E THYEJMË ESTABLISHMENTIN NË ZGJEDHJET E REJA!

Nga Avokati Altin Goxhaj Vs Qeveriu një ndër bashkëthemeluesit e Koalicioni Për Shqipërinë

Një ndër pikat më të forta të Koalicionit Qytetar #PerShqiperine ndaj Establishmentit PS-PD-LSI&Co në Zgjedhjet e reja Parlamentare dhe Lokale është që ne do kandidojmë me:

“LISTËN QYTETARE” 100% TË HAPUR = 140 (parlament) + (~)1360 (61 bashki) = 1500 Kandidatë Qytetarë!

Pra në 1.5 milionë votues ne duhet të zgjedhim mes tyre 1500 Qytetarë Trima, Intelektualë, Të Ndershëm! Pra 1 në 1000 vetë, 0.1%!!! A i ka Shqipëria? Absolutisht i ka!

Mendohuni 60 sekonda!

A nuk njihni askënd në rrethin Tuaj prej 1000 vetësh minimumi 1 të tillë (edhe 10 mund të njihni) kandidat Qytetar me vlera për ta propozuar për anëtar Këshilli Bashkiak? Po në një rreth simpatish në një rreth prej 10 mijë vetësh nuk njihni një kandidat Qytetar përsëmbari për deputet?

Pra ne do kandidojmë me ndihmën Tuaj (ju që vendosni ta mbështesni alternativën tonë) diku te 1500 Qytetarë të Lirë që s’do kenë nevojë ti lëpihen as kryetarëve (sps ne nuk do kemi Kryetarë) dhe as të kenë borxhe ndaj partisë por vetëm borxh votën e qytetarëve në zonat elektorale ?

Pra ne do kandidojmë me Qytetarë pavarësisht bojnave partiake ndërsa Lyli me shokë e shoqe me militantë besnik me statusin e anëtarit të bandës ?

Ne do zgjedhim Qytetarë Trima dhe të Mençëm dhe Shqipëria ka!

PO JU PËR KË DO VOTONI?

Për Qytetarët e zgjedhur dhe të varur nga Qytetarët dhe jo nga Kryetarët apo për Kandidatët Militantë të Partive që i zgjedhin po ashtu militantët me rekomandim nga Lart dhe propozim nga Poshtë (dhe të filtruar po nga Lart) pra të përzgjedhur nga Kryetarët dhe që i bashkon të gjithë në një Sahan vetë Sahani i tyre që është Shqipëria e ricikluar në Tepsi?

Ja prandaj jemi optimist që do kemi sukses ta çajmë mes për mes Establishmentin Politik me votë popullore masive dhe sado të na vjedhin s’do arrijnë të na heqin më shumë se 10-20%!

Ne kërkojmë të fitojmë NORMALITETIN duke i dhënë fund Tranzicionit Politik që mbahet gjallë nga kjo klasë politike që kërkon të shesë dhe rishesë pre dekadash

RICIKLIMIN E TË KEQES

sikur është

ROTACION I TË KEQES MË TË VOGËL!

Pra ne jemi optimist sps 70% e shqiptarëve do modelin tonë dhe jo atë të partisë bandë që u premton militantëve anëtarë të bandave partiake që do u hedhin edhe atyre nga një copë kur të shqyejnë dhe rishqyejnë Shqipërinë!

Dhe për ti garantuar të gjithë që ne do jemi ndryshe është se s’do kemi fare Kryetar apo siç përfundon në Shqipëri si KapoBandë.

Thjesht Këshilla Kolegjialë Drejtimi bazuar te Asambletë Qytetare me kalim drejtimi 1mujor formal sa për vulë e firmë për KQZ, Gjykata, etj.

Në thelb lëvizja jonë politike synon Demokracinë Direkte Qytetare (dhe jo Partiokracinë e Bandave), me frymëzime dhe mësime nga modelet më të mira nga Zvicra dhe SHBA ?

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit