Avokati Goxhaj i del kundër Veliajt: Kundër absurdit për vendsojen e emrave të ushtarëve të Sorosit në rrugë e shkolla

Avokati Goxhaj i del kundër Veliajt: Kundër…

Lajmi që mori dhenë ditët e fundit, ishte vendimi që kryetari i Bashkisë, Lali Eri, që shprehej se një shkolle të re në Tiranë, do i vendoste emrin ‘Andrea Stefani’.

Për këtë, ka reaguar edhe avokati Altin Goxhaj.

Ai shprehet kundër absurditetit për vendosjen e rrugëve dhe shkollave, emra të ushtarëve të vdekur të Sorosit.

Në emër të Koalicionit për Shqipërinë, ai shprehet se ka në program shfuqizimin me ligj të emrave absurdë.

Ndër të tjerë, ai përmend Ardian Klosi apo Gjergji Filipi, që kontribut kanë vetëm bashkëthemelimin e G99.

STATUSI NGA AVOKATI ALTIN GOXHAJ

KUNDËR ABSURDITETIT TË VENDOSJES NË RRUGË E SHKOLLA TË EMRAVE TË USHTARËVE TË VDEKUR TË SOROS

Koalicioni Për Shqipërinë ka në Program shfuqizimin me ligj të emrave absurdë në rrugë e shkolla si “Andrea Stefani”, “Ardian Klosi”, “Gjergj Filipi” (kontributi: bashkëthemelues i G99 dhe asgjë më shumë dhe emrin e tij ja vunë kur ndërroi jetë një ndër rrugët më qëndrore në Tiranë), etj që ofendojnë logjikën dhe normalitetin njerëzor.. asnjëri nga këta nuk ka dhënë asnjë kontribut për emamcipim shoqëror apo demokratik dhe nuk përfaqësojnë asnjë vlerë kombëtare apo lokale për ti vendosur emra rrugëve e aq më pak shkollave..

Natyrisht janë qindra emra absurd (madje në Elbasan një rruge i kanë vënë emrin Reis Malile, Ministri i Jashtëm i Enverit dhe Ramizit), që do kategorizohen si lloj për shfuqizim me ligj. Pushteti Vendor le tu gjejë emra të tjerë vendeve bosh. Sps ligji do përcaktojë qartë kategoritë e merituara dhe proçedurat përzgjedhëse!

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit