Avokati i mjekut kardiolog ngre dyshimet në seancë: Pse operacioni i SPAK u bë në vigjilje të fushatës zgjedhore?

Avokati i mjekut kardiolog ngre dyshimet në…

Henrik Ligori, avokati i mjekut kardiolog Edvin Prifti ka ngritur dyshimet pse operacioni i SPAK u zhvillua në këtë moment. Ligori u shpreh në gjykatë se krimi për të cilin akuzohet mjeku Prifti është hipotetik dhe nuk ka prova. Ai po ashtu sqaroi se paratë e gjetura në shtëpi, një pjesë e tyre, 220 mijë euro janë fituar nga klienti i tij në çmime ndërkombëtare.

“Pse nuk u ndërhy në korrik të 2020 kur u bë operacioni por u bë tani. Pse po ndërhyhet pikërisht në vigjilje të fushatës zgjedhore? 220 mijë euro janë para të fituara nga çmimet ndërkombëtare. Masa është dhënë për një krim hipotetik për të cilin s’ka prova.”-u shpreh Ligori.

Mjeku kardiokirurg, Edvin Prifti u pezullua nga detyra pas operacionit të dy ditëve më parë bashkë me infermieren Frangu bashkëpunëtore e tij gjatë hetimit për gjyqtaren Enkelejda Hoxha, pasi ai operoi kundrejt ryshfetit mamanë e sekretares së gjykatës, Manuela Mallakuçi, e cila është pjesë e grupit të gjyqtares. Operacioni vijoi me kontrolle në banesë dhe në zyrën e tij, ku u gjetën dhe iu sekuestruan 250 mijë euro dhe 160 milion lekë. Sipas avokatit të tij, Henkrik Ligori , paratë e gjetura ishin të ligjshme dhe ishin siguruar nga një shitje e bërë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit