Avokati i njohur i nxjerr CV-në Hilës: Hyre në gazetari si kollovar, e ke kthyer studion si kolibe qensh…

Avokati i njohur i nxjerr CV-në Hilës:…

Avokati dhe aktivisti i njohur i shoqërisë civile, Altin Goxhaj, i është përgjigjur deklaratës së gazetarit Dritan Hila, i cili i cilësoi si “idiotë” ata që dolën të protestonin kundër izolimit dhe ndryshimeve në Kodin Penal, midis të cilëve ishte edhe avokati, i cili u shoqërua me forcë në komisariatin nr 1, së bashku me 14 protestues të tjerë.

Mesa duket, Hila i ka quajtur sërish idiotë ata që dolën të protestonin edhe ditën e sotme, ndërsa i ka përmendur “arsimimin” Goxhajt, gjë e cila ka sjellë reagimit e avokatit. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Goxhaj ka publikuar një foto, ku tregohet arsimimi dhe eksperiencat e punësimit të Hilës, e marrë nga faqja e Ministrisë së Mbrojtjes, ku ky i fundit ka qenë dy vjet si zv/ministër.

Ajo që bie në sy është se Hila është diplomuar në Fakultetin Ekonomik, për degën Sfera Qarkullimi, në vitin 1989. Goxhaj, teksa numëron diplomat dhe eksperiencën e tij brenda dhe jashtë vendit, i tregon Hilëse nuk ka asnjë diplomë të vlefshme. Ndër të tjera, Goxha i drejtohet Hilës duke i thënë se edhe në gazetari ka hyrë si kollovar, ndërsa shton se e ka kthyer studion e emisionit që drejton në një ‘kolibe qensh’.

Reagimi i plotë: PËRGJIGJE SFERË-QARKULLUESE PËR NJË KOLLOVAR PA DIPLOMË TË VLEFSHME PËR SOT POR VEÇ PËR KOOPERATIVAT SOCIALISTE & HOZRASHOTET E RAMIZIT!

Nga @Avokati Altin Goxhaj Ti Dritan Hila i Xhungës sot duke ofendu përsëri si idiot ata që protestojnë kundër Diktaturës por më kishe përmend mua si me “arsim të mangët” dhe se mora vesh nga ishte nis! Unë kam studiu 9 vjet (1988-1997) në Universitetin e Tiranës dhe kam 3 diploma universitare dhe pasuniversitare që më njihen nga çdo nivel përfshi edhge jashtë shtetit me pak sforco (filozofi-sociologji, punë sociale, drejtësi) madje kam dhënë mësim 6 vjet sociologji në Fakultetin Ekonomik (nuk po merrem me specializimet dhe kurse brenda dhe jashtë Shqipërisë) ndërsa ti Dritan Hila i Xhungës paske veç 4 vjet në degën “Sferë-Qarkullim të Ekonomisë Socialiste” në 1985-1989!!! Dmth zeje se nuk ke asnjë diplomë të vlefshme! Hiç! S’nuk!

Po ç’merrem unë me ty, ti edhe në gazetari si kollovar ke hyrë! Madje e ke kthy studion si kolibe qensh ku sjell zagarë me pantallona të shkurtëra kooperative (për ato e ke edhe diplomën e sferë-qarkullimit) nga raca e MereGëlbazës që të na kafshojnë shollët e këpucëve që ti të marrësh fletëlavdërimi nga shokët e gruas. Sps gazetaria nuk është profesion kollovarësh, dhe kur je i tillë si i tillë do sillesh edhe aty.

Tani ajo që s’kuptoj unë është se edhe ti Dritan Hila njësoj si këta të pashkollët e Rilindjes je, po të paktën ata nuk e grricin me mua për punë shkolle se ata nuk janë kaq pa mend, e dinë që jo vetëm i thy në mes në çdo “sferë” arsimi por i “qarkulloj” dhe në ajër

Dritani i Xhungës, ti s’ke faj që e do kthimin në diktaturën socialiste se vetëm ai sistem ta njeh diplomën e 1989  Nga halli e ke! Po me arsimin tim ç’të rrejti mëndja ta grricësh P.s. Gjths ju të dy, dmth ti dhe Spirokali, ishit të vetmit që më bëtë me qesh me lot sot, se ishte ditë shumë kot m…

/Standard

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit