Avokati i Popullit publikon raportin për KED: Problematika me respektimin e afateve

Avokati i Popullit publikon raportin për KED:…

Avokati i Popullit publikoi sot një raport për “Monitorimin e Veprimtarisë së Këshillit të Emërimeve në Drejtësi” përgjatë vitit 2019, ku janë vënë re disa problematika të vërejtura gjatë procedurave të hedhjes së shortit për krijimin e KED.

Gjithashtu në raport është janë evidentuar dhe probleme me procedurat e ndjekura nga KED për verifikimin e plotësimit të kushteve formale për vlerësimin e kandidaturave, transparencën e organit të KED-së si dhe respektimin e afateve nga ana e saj.

Gjatë këtij raporti, Avokati i Popullit i është referuar edhe raportit të Komisionit të Venecias në lidhje me KED.

Raporti përfshin edhe një numër rekomandimesh, që adresojnë problematikat më të mprehta të konstatuara.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit