Avokati ngre alarmin: Censusi nxjerr 1.7 milionë shqiptarë

Avokati ngre alarmin: Censusi nxjerr 1.7 milionë…

Ditët e fundit në kafenet e Tiranës po qarkullon një thashethem i frikshëm, në Shqipëri ka mbetur vetëm 1.7 milionë banorë. Kjo e dhënë dyshohet se ka rrjedhur nga brenda zyrave të INSTAT, institucioni i cili kishte përsipër menaxhimin e “Censusit 2023”. Rregjistrimi i popullësisë nisi më 18 shtator dhe u mbyll më 15 nëntor, dy javë më vonë se parashikimi. Që këtu nisën dyshime se pritshmërit e rregjistrimit të popullësisë ishin të ulta, megjithatë drejtuesit e INSTAT njoftuan se anketuesëve u desh pak më tepër kohë.

Të dhënat e para si fillim do të prezantoheshin në prill të viti 2024, por me një njoftim të befasishëm, INSTAT njoftoi këtë të mërkurë se të dhënat e para do të dalin në muajin qershor. Një tjetër arsye për të nxitur dyshimet se vonesa të tillë po bëhen qëllimisht për të përfituar kohë, me shpresën për të nxjerr rezultat të kundërt nga realiteti. Megjithatë këto mbeten pikëpyetje dhe dyshime të arsyeshme.

Ato të cilat thuhen sot nën zë, i ka bërë publike në një reagim edhe avokati Kujtim Cakrani. Nëpërmjet një postimi, avokati ngre akuza se janë mbajtur të fshehta të dhënat e barometrit nga ku saktësohet se numri i banorëve në vendin tonë nuk i kalon 1.7 milionë shqiptarë.

Disa të dhëna nga barometri për vitin 2023, që nuk u bënë publike. Censusi saktësoi se në Shqipëri kanë mbetur vetëm 1.7 milion banorë… Besimi qyretarëve për policinë e shtetit është në kuotat minimale… Besimi qytetarëve tek drejtësia në nivele skandaloze.. Aprovimi për dashurinë ndaj aleatëve Strategjikë, por që janë kthyer në investitor Strategjikë është në rënie nga vitit në vit… Për hyrjen e Shqipërisë në BE mendojnë pozitivisht vetëm 0.01%. Në Shqipëri aktualisht ka më shumë pleq se të rinj, dhe 8 qarqe të vendit dhe 30 bashki janë drejtë shuarjes…. Ndërkohë që për politikën dhe opozitën ka shpresë? Pëlqimi për fraksionin e Lulzim Bashës në PD është në nivelet e 2.6%.”-shkruan në avokati.

Që Shqipëri ka një emigrim masiv dhe të pakthyeshëm ky tashmë është një fakt i pakundërshtueshëm. Shifrat flasin për 500 mijë shqiptarë të larguar në 10 vitet e fundit teksa në total sipas OKB, që prej daljes së Shqipërisë nga diktatura janë larguar 1.7 milionë shqiptarë. Në fillim të viteve 90’ Shqipëria ka pasur një popullësi prej 3.3 milionë banorësh. Kaq mjafton të kuptojmë se tkurrja e shqiptarëve është afro 50%. Megjithatë për të vërtetuar të gjitha dyshimet e ngritura, na mbetet vetëm të presim që INSTAT të konfirmojë shifrat e Censusit 2023.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit