“Po të kisha benzinë ju nuk kishit për ta gjetur kurrë”, avokati tregon dëshminë e Klodian Çalamanit

“Po të kisha benzinë ju nuk kishit…

Vrasja e Mateos nga Klodian Çalamani ka irritur familjarët e të ndjerit, teksa ka sjellë një situatë të tensionuar në rrugët e qytetit të fierit, ku qytetarë të shumtë kërkojnë varjen e autorit. Ndërkohë pas ngjarjes së rëndë, në një lidhje direkte për emisionin “Me zemër të hapur”, avokati Ermal Hamataj, ka zbuluar dëshminë tronditëse të autorit pasi vrau 8-vjeçarin Mateo vasiu. Sipas vaokatit, pas krimit, Klodian Çalamani ka deklaruar në dëshminë e tij se po të kishte benzinë nuk dotë ishte gjetur trupi i djalit.

Avokati Ermal Hamataj;

Ka disa të dhëna që kanë dalë nga grupi i hetimit. Mësohet se ai ka thënë se nuk kisha benzinë se po të kisha benzinë ju nuk kishit për ta gjetur kurrë djalin. Dua të them se gjykata e Fierit ka caktuar “arrest me burg”, por kjo masë sigurie ndryshe nga çdo masë tjetër u bë në mungesë të autorit. Është caktuar një avokat tjetër për çështjen e Klodian Çalamani. Besoj se kjo ka qenë zgjedhja më e mirë nga situata e Prokurorisë dhe policisë pasi do të kishim një situatë të paimagjinueshme nëse do të paraqitej në gjykatë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit