Nga Ministria e së Vërtetës
Projekti i Edi Ramës për krijimin e një enklave sovrane prej rreth 11 hektarësh në Tiranë që do t’i jepet bektashinjve ka nisur të marrë formë. Në shtetin ku do hani e pini pa frikë nga Zoti është vendosur edhe monedha dhe pasaporta që do të mbartin të devotshmit jeshilë.
Me 3 pika raki, siç e do zakoni i shtetit të ri, dhe nën shoqërinë e sundimtarit të madh së bashku me Baba Mondin, janë vendosur disa ligje.
Mondi udhëheqësi i shtetit të ri që po lind në Shqipëri, edhe Rama udhëheqësin e shtetit shqiptar prej 12 vjet e 11 muaj në detyrë, kanë bërë të ditur se aplikimet për tu pajisur me pasaporta dhe për të qenë pjesë e shtetit bektashi do të bëhen në portalin e-bektashi.