Baba Mondi akùzon politikën: 50% e shqiptarëve janë bektashinj

Baba Mondi akùzon politikën: 50% e shqiptarëve…

Baba Mondi (Edmond Brahimaj), kryegjyshi i séktit bektashi ka qenë i ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan. Ai në këtë intervistë të realizuar nga moderatorja Rudina Magjistari ka folur për rolin e gruas në familje ku është shprehur se një grua e mirë mban familjen e bashkuar dhe jo të përçàrë. Ai ka ndër të tjera ka thënë që femrat udhëhéqin edhe njerëzimin.

Baba Mondi: Familjarët duhet të jenë të bashkuar dhe jo të përçàrë. Këtu rol të madh luajnë gratë, nënat, motrat, të cilat duke qenë të përgatitura, ato e udhëhéqin dhe njerëzimin. Gratë janë nënat, ato rrinë me fëmijët, ato i edukojnë, kjo është bektashizmi. Në bektashizëm falen në një faltore edhe burrat edhe gratë, nuk ndàhen veç.

Rudina Magjistari: Për këtë arsye ju bëni diferencën dhe konsideroheni si një besim shumë i emancípuar.Baba Mondi jep mesazhin në kohë Covidi: Mos kini frikë - Tv Klan

Baba Mondi: Kush e ka gruan të mirë është i ngrënë dhe i pirë. Parajsa ndodhet në këmbët e nënës.

Baba Mondi gjatë intervistës është shprehur gjithashtu se në Shqipëri 50% e njerëzve janë besimtarë bektashinj dhe se regjistrimet janë bërë gabim.

Rudina Magjistari: Baba Mondi keni të dhëna, sa besimtarë bektashinj ka në Shqipëri?

Baba Mondi: Gati gjysma e popullsisë shqiptare janë besimtarë bektashinj.

Rudina Magjistari: 50%?Baba Mondi flet per grate: “Udheheqin njerezimin” Kush e ka gruan te mire,  eshte i ngrene e i pire” - YouTube

Baba Mondi: Po, pavarësisht se politika apo regjistrimet që janë bërë janë të gabùara. Ne kemi filluar regjistrimin vetë për t’i treguar njerëzve se sa bektashinj ka në Shqipëri. Nga 70% e myslimanëve në Shqipëri, 50% janë bektashinj.

Rudina Magjistari: Këto janë statistikat dhe të dhënat tuaja?

Baba Mondi: Jo, jo,  janë dokumentet edhe sikur të mos duam ne. Mérren regjistrimet e Zogut dhe jo regjistrimet sipas politikës. Ne jemi 2%. 2% jemi ne në Shqipëri? Nuk janë 2% por kjo është politika që ka ngatérruar gjëra të tilla. Megjithatë ne nuk kemi kundérshtuar pavarësisht se kemi filluar regjistrimin vetë. Ka 848 tyrbe në Shqipëri dhe 116 teqe.

Në malin e Tomorrit bëhet pelegrinazhi i përvitshëm që zgjat 7 ditë ku mijëra pelegrinë besimtarë udhëtojnë drejt Teqesë së Kulmakut për të kremtuar festën e Baba Tomorrit nën ritmet fetare të bektashinjve. Këtë festë e kremtojnë dhe njerëz me besime fetare të ndryshme përveç besimtarëve bektashinj.Intervista/ Baba Mondi: Kush e ka gruan të mirë, është i ngrënë e është i  pirë. 50% e shqiptarëve janë bektashinj, politika gënjen

Ditët e pelegrinazhit në Malin e Tomorrit nisin më 18 Gusht dhe përfùndojnë më 25 Gusht. Kùlmi i kësaj feste është 22 Gushti.

Besimtarët dhe pelegrinët që i bashkohen kësaj feste të shenjtë bëjnë kùrban një qengj për veten dhe familjen.

Baba Mondi ka treguar dhe arsyen çfarë e bën místik Malin e Tomorrit. Ai ka théksuar në intervistë që këto vende të shenjta kanë energji pozitive të të héqin çdo pròblem, lòdhje apo ngàrkesë që dikush përjeton gjatë ditës apo vitit.

Rudina Magjistari: Çfarë sékreti ka ky Mali i Tomorrit?Baba Mondi zbulon ingredientet e ashures se shenjte - YouTube

Baba Mondi: Vendet e mia janë gjithmonë vende të cilat kanë energji pozitive. Të çlòdhin nga ajo rrémuja, ngàrkesa që merr gjatë ditës apo gjatë vitit. Shénjtorët që kanë fuqí si Zoti, të lehtësojnë barën. Ti prandaj fùtesh e falesh për të shkuar mbarë dita, muaji, familja dhe shoqëria ku jeton. Lutjet Zoti t’i dëgjon edhe shenjtorët na i plotësojnë dëshirat të cilat japin atë energji edhe atë frymëzim që ne të përbàllojmë vështirësitë.

Rudina Magjistari: Cilat janë pikat më të forta përsa i përket kësaj energjie të bektashinjve në Shqipëri?

Baba Mondi: Është Mali i Tomorrit, Sarisalltiku në Krujë dhe Kaptina e Martaneshit, këto janë pelegrinazhe jo vetëm shqiptare por edhe ndërkombëtare. Të gjitha teqet janë të shenjta, edhe kryegjyshata botërore. Njerëzit vijnë një kryegjyshatë për t’u shkarkuar nga energjia negative. Zoti dhe shenjtorët e dinë se për çfarë shkojmë ne dhe për çfarë lutemi dhe na japin frymëzim për të përbàlluar vështírësitë e kësaj bote.Baba Mondi tregon per ABC News komunikimin me celulen iraniane ne Tirane |  ABC News Albania - YouTube

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit