Babai denoncon humbjen e vajzës 15-vjeçare: Prej 6 ditësh nuk e kam parë

Babai denoncon humbjen e vajzës 15-vjeçare: Prej…

Një baba në Tiranë  ka denoncuar zhdukjen vajzës së tij të mitur dhe kërkon ndihmën për gjetjen e saj. E reja ka humbur prej datës 26 qershor, por denoncimi është bërë vetëm orët e fundit nga i ati i 15-vjeçares, i cili ka dhënë edhe informacionet që dispononte për rastin.

Policia nuk dha detaje për rrethanat e largimit të të miturës, nëse ka qenë një debat mes tyre që ka nxitur ikjen e saj apo shkaqe të tjera.

“Ditën e djeshme (30 qershor) kallëzoi Sh. D, se më datë 26 qershor është larguar nga banesa vajza e tij e mitur 15 vjeçe. Punohet për gjetjen e saj”, thuhet në njoftimin zyrtar të policisë së kryeqytetit.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit