Babai i 28-vjeçares të dhunuar nga i dashuri: E dhunonte edhe në Gjermani, kam fotografi

Babai i 28-vjeçares të dhunuar nga i…

Babi i Almës, 28-vjeçars, që u dhunua nga i dashuri ka treguar më shumë detaje rreth raporti të së bijës me Gleardin. Në një intervistë ai ka treguar se  Gleardi e bindi Almën se do të nisnin një jetë të re në Shqipëri pas 3 muajsh nga largimi prej Gjermanisë.

Ai tregoi se Gleardi ka qenë vazhdimisht i dhunshëm dhe ndaj e largoi nga shtëpia e Gjermanisë pas dhunës, që ai nisi ndaj vajzës. Por, duke besuar se ai mund të ketë ndryshuar,  Alma erdhi në Shqipëri më 1 prill për të rindërtuar një jetë të re së bashku. Javën e parë rregulluan banesën, por javën e dytë nisi një dhunë shumë herë më e madhe se sa në Gjermani.

“I dha shenjat ai qysh atje. Unë i kam edhe fotografitë që ai e ka dhunuar. Vajza ime kur e pyesja: “Pse nuk ke shkuar në punë”, ajo mbulonte kokën dhe thoshte: “Jam pushim sot”. Ai e kishte copë e kishte masakruar. Edhe prapë vajza ime i dha një shans pas disa muajsh dhe vendosi të bashkëjetojë këtu”, tha babai i Almës për Zërin e Amerikës. 

Ndërkohë avokati thotë se ka ndjekur edhe herë të tjera çështje dhune brenda familjes, por format dhe pasojat që shfaqen në këtë rast janë të një niveli të lartë dhe avokatët rrallë e ndeshin në procese të tilla. 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit