Babai i 30 fëmijëve bëhet milioner brenda natës

Babai i 30 fëmijëve bëhet milioner brenda…

Një minator në një minierë të vogël në Tanzani është bërë milioner brenda natës pasi shiti dy gurë të çmuar të quajtur Tanzanit – gjetja më e madhe në vend.

Saniniu Laizer fitoi 3,4 milion dollarë nga ministria e vendit për minierat për gurët e çmuar, të cilët kishin një peshë të kombinuar 15 kg.

Do të ketë një festë të madhe nesër,” tha Laizer, babai i më shumë se 30 fëmijëve.

Tanzaniti gjendet vetëm në Tanzaninë veriore dhe përdoret për të bërë zbukurime.

Është një nga gurët e çmuar në Tokë dhe një gjeolog lokal vlerëson se ky gur i çmuar mund të mbarohet plotësisht brenda 20 viteve të ardhshme.

Kjo lloj guri shquhet për larminë e ngjyrave të tij, përfshirë jeshile, të kuqe, vjollcë dhe blu.

Vlera e saj përcaktohet nga gjë e rrallë – sa më e shkëlqyer të jetë ngjyra ose qartësia, aq më i lartë është çmimi.

Gurët e tij të çmuar peshonin përkatësisht, 9.2 kg dhe 5.8 dhe u gjetën javën e shkuar, ndërsa u shitën dje në një ankand lokal në rajonin verior të Manyara. Deri më tani, guri më i madh Tanzanit peshonte 3.3 kg.

Presidenti John Magufuli telefonoi për të uruar Z. Laizer për gjetjen.

“Ky është përfitimi i minatorëve dhe kjo dëshmon se Tanzania është e pasur,” tha presidenti.

Magufuli erdhi në pushtet në 2015 duke premtuar se do të ruajë interesin e vendit për sektorin e minierave dhe do të rrisë të ardhurat e qeverisë nga ai.

 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit